Mbi 5 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 18:45
Mbi 5 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani

5 mijë e 309 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Gjermani.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, gjatë kësaj kohe në këtë shtet kanë vdekur edhe 263 persona.

Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me COVID-19.

Deri tani në këtë shtet janë regjistruar 2 milionë e 55 mijë e 693 raste të infektuara dhe 47 mijë e 703 viktima si pasojë e virusit.

1 milionë e 691 mijë e 700 persona janë shëruar nga COVID-19 në Gjermani, ndërsa 316 mijë e 290 raste janë ende aktive.

Gjermania deri tani ka testuar për këtë virus 36 milionë e 353 mijë e 196 persona. 

(Kosova Sot Online)