Vdes nga rryma elektrike burri i zhveshur që shtynte pasagjerët

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 19:39
Vdes nga rryma elektrike burri i zhveshur që shtynte pasagjerët

Një burrë krejt i zhveshur shkaktoi terror dje në një stacion metroje në Nju Jork, para se të binte vetë në binarë ku vdiq nga kontakti me rrymën elektrike.

Autoritetet thanë se një burrë i zhveshur, i trazuar nga shëndeti mendor ose në influencën e drogave, shtyu një pasagjer duke e hedhur nga platforma në binarë në stacionin Street-Central Park North në zonën e Harlem.

Incidenti shokues, një pjesë e të cilit ishte kapur në kamera nga një anëtar i publikut, tregoi se një kalimtar u hodh për të ndihmuar njeriun që ishte shtyrë në rrugën e trenit që po afrohej.

Por sapo vullnetari dashamirës tentoi të ndihmonte të sulmuesin, edhe burri i zhveshur u hodh në binarë dhe nisi të përleshej me të.

Gjatë përleshjes, sulmuesi i zhveshur preku binarët elektrikë të trenit të metrosë dhe vdiq prej kontaktit me rrymën.

Dëshmitarja Lawreese Fluellen tha për rrjetin ABC-NY: “Pashë një burrë që ra në binarë, dhe ishte një tjetër zotëri që po përpiqej ta ndihmonte, më pas dhe burri i zhveshur u hodh te ata poshtë në binarë.”

Shoferi i trenit arriti të ndalonte mjetin para se të arrinte te njerëzit në binarë. Dy të lënduarit në incident kishin marrë vetëm plagë të lehta dhe u trajtuan në spitalin St Luke’s Hospital aty pranë.

Ndërsa sulmuesi i zhveshur, i shpall i vdekur në skenën e ngjarjes.

Një punonjës e stacionit tha për të përditshmen vendase Nju Jork Post: “Këto gjëra po ndodhin shpesh. Dua të them, ne jetojmë në Nju Jork, ju e dini është bërë sot metroja”.

Incidenti i pazakontë shkaktoi kaos në transportin e gjithë qytetit, ndërsa shërbimi në linjën  Upper Manhattan u pezullua për gati një orë prej ndërprerjes së rrymës elektrike në binarë për marrjen e trupit të vdekurit.

 

(Kosova Sot Online)