SHBA: Kina të japë qasje më të lirë për hetuesit e OBSH’së

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 20:07
SHBA: Kina të japë qasje më të lirë për hetuesit e OBSH’së

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kina të lejojë ekipin hetues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të ketë kontakte në Wuhan me “punonjës mjekësorë, ish-pacientë dhe staf laboratorik”, si dhe qasje në të dhëna dhe mostra mjekësore.

Zyrtari i Departamentit të Shëndetësisë të SHBA Gareth Griggsby i tha bordit ekzekutiv të OBSH’së, se Kina duhet të sigurojë studime shkencore me të dhëna për kafshë, njerëz dhe mostra mjedisore të mbledhura në Wuhan, ku besohet të ketë shpërthyer një epidemi e virusit korona, raporton Reuters.

Përfaqësuesi i Kinës më pas iu drejtua Bordit Ekzekutiv të OBSH’së, duke thënë se presionet politike duhet të ndalen, sepse kërkimi mbi natyrën e virusit është një punë shkencore që kërkon koordinim dhe bashkëpunim.

(Kosova Sot Online)