Dy vjet e gjysmë burg për zëvendëskryetarin

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 20:31
Dy vjet e gjysmë burg për zëvendëskryetarin

Zëvendëskryetari i Samsung Electronics, Jay Y. Lee, është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim. Vendimin e ka dhënë Gjykata e Lartë e Seulit.

52-vjeçari ishte dënuar se i kishte dhënë mito një ndihmësi të ish-presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye dhe u burgos në vitin 2017.

Por dënimi u reduktua dhe u kthye në dënim me kusht pas apelit.

Mirëpo, Gjykata Supreme e ktheu rastin sërish te Gjykata e Lartë e Seulit, që mori vendim të hënën për ta dënuar Lee me dy vjet e gjysmë burgim.

(Kosova Sot Online)