Krasniqi: E ftojmë edhe një herë Kurtin në debat, pa Avdullah Hotin

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 21:51
Krasniqi: E ftojmë edhe një herë Kurtin në debat, pa Avdullah Hotin

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se do ta ftojnë përsëri kryetarin e VV’së, Albin Kurti, për debat publik.

Ftesa e parë e kandidatit të PDK’së për kryeministër, Enver Hoxhaj, për debat publik është refuzuar nga Kurti.

Ai kishte thënë se nuk ka nevojë për të dalur në debat me Hoxhajn, pasi partitë po luftojnë për vend të dytë.

Krasniqi e pranon se ishte vetë PDK që disa vite më parë e kishte refuzuar ftesën e Kurtit për debat publik, por thotë se ftesa për Kurtin qëndron ende.

“E ftojmë edhe një herë Kurtin në debat”, ka thënë ai.

“Pa Avdullah Hotin. Ai mund të jetë aty nëse dëshiron, por nuk mendoj se i takon atij të jetë aty. Shumica e kandidatëve janë të vjetër. Nuk na pengon. Por nuk mendoj se mund të ofrojë dicka tjetër. Qytetarët duan një debat mes Hoxhajt dhe Kurtit.”, tha ai.

Tutje ai ka thënë se VV nuk ka prezentuar plan të ri për këto zgjedhje. Ai thotë se vendi është përballur me pandeminë dhe se situata nuk është e njëjtë.

“Do të ishte qesharake po të ofronin planin e njëjtë përsëri”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)