Lexoni edhe:
'Vdiq edhe zemra jeme pa ty shpirti i babit', fjalët prekëse të babait për djalin 15-vjeçar që ia vranë sot në Prizren
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka përzgjedhur pesëshen e Vetëvendosjes për deputetë në Kuvendin e Kosovës për nomenklaturën e radhës.
Krasniqi kandidatë për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes ka përzgjedhur Glauk Konjufcën, Vasfije Krasniqi – Goodman, Shqipe Selimin, Lumnie Mikullovcin dhe Adriana Matoshin.
Katër nga zgjedhjet e Krasniqit janë prurje të reja të Vetëvendosjes.
Në arsyetimin e përzgjedhjes së Konjufcës, ai ka thënë se e përzgjedh atë sepse karrierën politike e kishte edhe në PDK.
Si vazhdimësi e kësaj, Krasniqi tha se gjysma e listës së VV’së ishin pjesë e PDK’së.
(Kosova Sot Online)