Krasniqi tregon katër kandidatë që do t’i votonte për deputetë nga LDK

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 22:49
Krasniqi tregon katër kandidatë që do t’i votonte për deputetë nga LDK

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar katër kandidatët që do t’i votonte nga lista e LDK-së për deputetë.

Krasniqi ka thënë se nga kjo listë do të donte t’i shihte në Kuvend, Arben Gashin, Vlora Dumoshin, Ibrahim Makollin dhe Jetlir Zymberaj.

Ndërkohë ai nuk ka qenë i vendosur për kandidatin e pestë, Dyshimet e tij ishin në mes të Arban Abrashit, Lumir Abdixhikut e Besian Mustafës.

“Arben Gashin, vlerësimin për të e kam të njëjtë si për Glaukun, Vlora Dumoshin, nuk jam i kënaqur me punën që e ka bë si ministre, por mendoj që duhet me qenë në Kuvend. Ibrahim Makollin, e ka një integritet dhe dinjitet sidomos tash që është marrë me këtë pjesën e të pagjeturve. Jetlir Zymberaj nga AKR, nuk e di pse nuk ka kandidu më herët. Nuk jam i sigurt në mes të Arban Abrashit, Lumir Abdixhikut edhe Besian Mustafës, çitni short”, ka thënë Krasniqi.

(Kosova Sot Online)