Ismaili flet për zgjedhjet e 14 shkurtit, tregon ku dallon lista e PDK’së

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 23:35
Ismaili flet për zgjedhjet e 14 shkurtit, tregon ku dallon lista e PDK’së

Uran Ismaili i PDK’së ka folur për kandidatët e kësaj partie për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Thotë se lista me 110 kandidatë ka marrë pajtimin e të gjithëve.

Ismaili tha se ata i ofrojnë votuesve listën më të mirë zgjedhore.

“Kriteret kanë qenë të ndryshme, nuk është vetëm një kriter”, thotë Ismaili.

“Ne konsiderojmë se është lista me kualitetin më të lartë”, thotë ai.

“Lista jonë është listë që mbron të kaluarën, historinë por në anën tjetër jep zgjidhje për problemet e të tashmes dhe të ardhmes. Shumica e listave të tjera janë njëdimensionale”, thotë Ismaili.

 “PDK ka  një përfaqësim nga të gjitha komunat. Është lista e vetme që e ka UÇK’në të përfaqësuar jo vetëm nga një zonë ose rajon. Nga të gjitha anët e ke të përfaqësuar në listën e PDK’së UÇK’në”, tha Ismaili.

(Kosova Sot Online)