Sondazhi nxjerr Bashën kryeministër: 52% e shqiptarëve duan kryetarin e PD-së në krye të qeverisë

  • A.P /
  • 18 January 2021 - 23:50
Sondazhi nxjerr Bashën kryeministër: 52% e shqiptarëve duan kryetarin e PD-së në krye të qeverisë

Sondazhi ishte i përbërë nga 12 pyetje dhe i janë përgjigjur 4 mijë qytetarë, të cilët kanë dhënë opinionin e tyre se si e perceptojnë situatën politike në vend.

Në njërën nga pyetjet qytetarët janë përgjigjur se cilin shikojnë si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, ku 58% e tyre janë përgjigjur për Lulzim Bashën, 38% për Edi Ramën dhe 10% për alternativën “nuk e di”.



Kujtojmë se sondazhet parazgjedhore janë bërë një traditë tashmë në vendin tonë, ku disa nxjerrin fitues Partinë Socialiste dhe disa të tjerë opozitën e bashkuar. Do të jenë zgjedhjet e 25 prillit ato që do të vendosin se cilët ishin sondazhet më të besueshëm.

(Kosova Sot Online)