Hajni vjedh 50 euro duke e kërcënuar me thikë punëtoren e një marketi në Prishtinë

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 19:34
Hajni vjedh 50 euro duke e kërcënuar me thikë punëtoren e një marketi në Prishtinë

Një person ka grabitur 50 euro nga një punëtore në një market në Prishtinë duke e kërcënuar me thikë.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 17:30 është marrë informata  se në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë,  një arkëtare e një marketi është kanosur me një mjet të mprehte nga një person i dyshuar, i cili i ka kërkuar  nga ajo  50 euro dhe të njëjtat i ka marrë”, ka thënë Borovci.

Ai ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.


(Kosova Sot Online)