Hoxhaj takohet me veteranët në Mitrovicë, u premton rritje të pensioneve për 30%

  • A.P /
  • 19 January 2021 - 20:07
Hoxhaj takohet me veteranët në Mitrovicë, u premton rritje të pensioneve për 30%

Prishtinë, 19 janar 2021 – Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar rritje të pensioneve për veteranët për 30 për qind gjatë takimit që ka zhvilluar sot me veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës në Mitrovicë.

Me këtë rast, ai ka folur për mungesën e shokëve, themeluesve të UÇK-së, të PDK-së dhe shtetit të Kosovës, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. 

Ai është shprehur i bindur se ata do të kthehen fitimtar nga Haga, derisa ka kërkuar mbështetjen e bashkëluftëtarëve të tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.

 


(Kosova Sot Online)