Arsyeja pse Kamala Harris është nënkryetarja e 49-të dhe jo e 46-ta

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 09:46
Arsyeja pse Kamala Harris është nënkryetarja e 49-të dhe jo e 46-ta

Kamala Harris sot do të bëjë histori, duke u  bërë gruaja e parë nënkryetare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jo vetëm kaq, Harris do të bëhet gjithashtu personi i parë me prejardhje afrikano-amerikane dhe aziatiko-amerikane në këtë rol.

Kamala do ta merr rolin nga Mike Pence, si zëvendëspresidenti i 49-të – por pse i 49 në vend të 46 si numri presidencial i Joe Biden? E gjitha për shkak të presidentit të 32-të të SHBA-së, Franklin D. Roosevelt. Ai është i njohur për presidencën më të gjatë me katër mandate. Kjo e lejoi që t’i kishte tre nënkryetarë.

I pari ishte John Garner, i cili vendosi të shpallë kandidaturën e tij për president me 1940, pasi marrëdhënia e tij me Roosevelt u zbeh.

Zëvendëspresidenti i dytë i tij ishte Henry A. Wallace, i cili u hoq nga lista e rizgjedhjes.

Nënkryetari i tretë ishte Harry S. Truman, i cili qëndroi me Roosevelt deri në vdekjen e tij në vitin 1945. Truman më pas u bë presidenti i 33-të i SHBA-së.

(Kosova Sot Online)