Kush ia dha pasaportën e Kosovës ‘bossit’ turk që u dëbua nga Maqedonia?

  • G.G /
  • 20 January 2021 - 10:14
Kush ia dha pasaportën e Kosovës ‘bossit’ turk që u dëbua nga Maqedonia?

Sedat Peker, që nga mediat përshkruhet si udhëheqës i një grupi mafioz në Turqi, është arr estuar të martën në Shkup, ka bërë të ditur televizioni maqedonas Telma, bazuar në burimet e saj brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai ishte duke qëndruar në një hotel të vogël në Petrovec, fshat në afërsi të Shkupit, e ku sipas Telmas, ai kishte takime me kr iminelë dhe politikanë.

Policia maqedonase nuk ka dhënë shumë shpjegime, pos që e ka dëbuar një shtetas turk nga vendi.

Mirëpo burime jozyrtare të Telmas thonë se ai kishte pasaportë kosovare, andaj edhe “është dëbuar për në Kosovë” nga ku pritet të ekstradohet në Turqi.

Në Kosovë nuk ka bërë bujë ky lajm, pasi që shtrohet pyetja se si njeriu që konsiderohet i rrezikut të lartë ka arritur që të pajiset me pasaportën e Kosovës. Kush ia mundësoi atij këtë dokument?

Sipas Policisë maqedonase, ai u dëbua pasi ishte në kundërshtim me rregullat e qëndrimit afatshkurtër.

Sipas informacioneve jozyrtare, Sedat Packer, kishte pasaportë të Kosovës dhe u dëbua për në Kosovë për shkak të saj.

TV Telma shkruan, se bazuar në profilin e turkut në Facebook, ai nuk ka fshehur asgjë dhe se kishte takime me politikanë e kryetarë komunash.

Të hënën, gazetari turk Ahmed Donmez, raportoi për arr estimin dhe shkroi, ndër të tjera, se Packer ka shumë ar miq në Turqi, përfshirë Berat Albayrakun, dhëndrin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Sipas të dhënave në Wikipedia, Peker ka shtrirje të gjerë kr iminale në Turqi, Rumani, Gjermani dhe në vende të tjera. Ai është ndjekur e gjykuar për një sërë veprash, ndërkohë që llogaritet edhe si një prej udhëheqësve të organizatës së nëntokës “Ergenkon”.

Peker ndër të tjera mbahet mend edhe për kërcënimin që u bëri akademikëve turq më 2016, kur tha se “do të lejojë që gjaku i juaj të rrjedhë dhe do të shikoj derisa të mbyteni në gjakun tuaj”. Kërcënimi i tij kishte të bënte me një peticion të akademikëve që kërkonin paqe. Më 2018, ai u lirua nga kjo akuzë.

(Kosova Sot Online)