Shpallet konkursi për Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 10:48
Shpallet konkursi për Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka hapur konkursin për zëvendësdrejtor të ri të Policisë së Kosovës.

Konkursi është publikuar në faqen e MPB-së, ndërsa është hapur pas emërimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm, Samedin Mehmeti.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Zëvendësdrejtori ka mandat pesë vjeçar me mundësi vazhdimi.

(Kosova Sot Online)