Një i lënduar në një aksident në orët hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, dalin pamjet

  • E.K /
  • 20 janar 2021 - 11:32
Një i lënduar në një aksident në orët hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, dalin pamjet

Një vet-aksident ka ndodhur sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Bresje të komunës së Fushë Kosovës, ka bërë të ditur Policia.

“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një  aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje, të Fushë Kosovës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, ka bërë të ditur Policia.

Si pasojë e vet-aksidentit një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, dhe që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka njoftuar Policia.

(Kosova Sot Online)