Haxhiu konfirmon se Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje

  • G.G /
  • 20 January 2021 - 14:19
Haxhiu konfirmon se Kurtit iu ndalua kandidimi në zgjedhje

47 kandidatë për deputetë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit. Kështu është bërë e ditur një një konferencë për media të KQZ-së.

Në nga ta është edhe prijësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

E lidhur me këtë, ka reaguar ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka konfirmuar se Kurti nuk do jetë kandidat për deputet.

“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky është postimi i saj i plotë:

Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!

Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!

(Kosova Sot Online)