Moscertifikimi i kandidatëve që kanë problem me ligjin, vjen reagimi i parë i VV’së

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 14:27
Moscertifikimi i kandidatëve që kanë problem me ligjin, vjen reagimi i parë i VV’së

Anëtarja e Kryesisë në LVV, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas verifikimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Haxhiu ka thënë se kështu ndodh në shtetin e kapur, teksa shkruan se “këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”.

Postimi i saj i plotë:

“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!

Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!”.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se nga të dhënat e KGJK’së, 47 kandidatë janë gjendur fajtorë për vepra të ndryshme penale.

KQZ-ja sot ua ka kthyer partive politike listat për korrigjim. Organi për organizimin e zgjedhjeve do të pres deri më 22 janar përgjigjje nga partitë për të proceduar tutje me implementimin e listave zgjedhore.

Ndryshe, duke u thirrur në burime të veta media raportoi se Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Rrjedhimisht, ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së.

(Kosova Sot Online)