Kjo është vajza e Bidenit që pritet ta zëvendësojë Ivankën e Trumpit

  • E.K /
  • 20 January 2021 - 14:52
Kjo është vajza e Bidenit që pritet ta zëvendësojë Ivankën e Trumpit

Ivanka Trump ka pasur një ndikim të madh në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës sa Donald Trump ka qenë në krye të SHBA’së. Ajo ka ndjekur nga afër takimet më të rëndësishme të babait, duke qenë gjithmonë krahu i djathtë i Trump.

Por, pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ajo s’do të ketë më fuqi. Vendin e saj pritet ta zë Ashley Biden, e bija e Joe Biden, i cili pritet të inaugurohet sot si president.

39-vjeçarja Ashley ka qenë në krah të të atit gjatë fushatës elektorale dhe ka një karrierë të gjatë si aktiviste.

Ndryshe, demokrati Joe Biden inaugurohet sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Kamala Harris po ashtu bën betimin si nënpresidente.

Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.

Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.

Inaugurimi është një ceremoni zyrtare që shënon fillimin e një presidence të re në Shtetet e Bashkuara dhe, sipas ligjit, zhvillohet më 20 janar në Uashington.

Presidenti bën betimin me fjalët: “Betohem solemnisht se do ta përmbush me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruaj dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara”.

Ceremonia e inaugurimit sivjet është ndër më të pazakonshmet në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ajo zhvillohet nën masa të pashembullta të sigurisë, të cilat pasojnë dhunën e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit.

(Kosova Sot Online)