Publikohet fotografia nga përgatitjet për inaugurimin e Biden

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 15:46
Publikohet fotografia nga përgatitjet për inaugurimin e Biden

Vlora Çitaku ka postuar një fotografi nga ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë ku po bëhen përgatitjet për inaugurimin e Joe Biden si president të ri.

Çitaku ka shkruar në përshkrim të fotografisë “Dita e Inaugurimit” dhe aty shihen ushtarët e Gardës Kombëtare të cilët janë në numër të madh para Capitol Hill për të siguruar mbarëvajtjen e ceremonisë.

Joe Biden do të betohet sot si presidenti i 46-të i ShBA’së, dhe ceremonia fillon në ora 12:00 me kohën lokale të Washington D.C.

Donald Trump ka refuzuar ta pres presidentin e zgjedhur Joe Biden, pasi është larguar para disa orësh nga Shtëpia e Bardhë.

(Kosova Sot Online)