110 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 15:59
110 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se sot në territorin e Komunës së Malishevës 6 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 11 raste të reja të infektuara.

Nga 3 raste të infektuara janë në Drenoc dhe Carrallukë, nga 2 raste në Turjakë dhe Gurbardh dhe 1 rast në Bellanicë.

Nga kjo komunë është thënë se 110 raste janë aktive me këtë virus në Malishevë, ndërsa deri tani 40 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 667 persona, prej tyre 517 janë shëruar, 40 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë 110 persona”, është thënë nga kjo komunë.


(Kosova Sot Online)