Bajrami takohet me zëvendësambasadorin e Britanisë, flasin për Programin e Rimëkëmbjes

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 18:04
Bajrami takohet me zëvendësambasadorin e Britanisë, flasin për Programin e Rimëkëmbjes

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber. 

Ministrja Bajrami e informoi Webber lidhur me zbatimin e Programit për Rimëkëmbje si dhe menaxhimin e financave publike në vendin tonë.

Ajo falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e ofruar deri tani për Ministrinë e Financave, përkatësisht ATK-në dhe Doganën e Kosovës në fuqizimin e kapaciteteve të tyre në përmbushjen e obligimeve ligjore.

Zëvendës ambasadori, Webber, theksoi se për vite me radhë, Britania e Madhe ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për institucionet ligj-zbatuese të Republikës së Kosovës sikurse ATK dhe Dogana dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në periudhën vijuese.   

(Kosova Sot Online)