I dënuari sulmon fizikisht Drejtorin për Siguri dhe Operativë

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 18:06
I dënuari sulmon fizikisht Drejtorin për Siguri dhe Operativë

SHKK njofton opinionin publik se sot rreth orës 13:10 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë një i dënuar ka sulmuar fizikisht Drejtorin për Siguri dhe Operativë të Drejtorisë Qendrore të SHKK-së.

“Pasi ishte kryer intervistimi i të dënuarit dhe  njoftimi zyrtar për refuzim të Kërkesës së tij për transfer, i dënuari B. M,  fillimisht ka fyer dhe kërcënuar, më pas edhe ka sulmuar fizikish,  më ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore Drejtorit për Siguri dhe Operativë”, njofton SHKK.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit të Qendrës dhe gjendja është vënë nën kontroll. I burgosuri B. M është veçuar, ndërsa rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës, e cila ka ardhur në vendngjarje dhe ka kryer të gjitha hetimet e nevojshme.

(Kosova Sot Online)