Haradinaj uron Bidenin me një mesazh: Shpresojmë që Kosova të jetë në prioritet të agjendës amerikane

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 19:27
Haradinaj uron Bidenin me një mesazh: Shpresojmë që Kosova të jetë në prioritet të agjendës amerikane

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i ka uruar sukses Joe Biden në inagurimin e tij si president.

Haradinaj përmes një njoftimi e ka falënderuar Biden për kontributin e vazhdueshëm të tij në çështjet e Kosovës.

“Kjo është një ngjarje me rëndësi globale, e ndjehem shumë i lumtur që kam pasur rastin ta njoh personalisht z. Biden. Duke i uruar sukses, e falënderoj për kontributin e tij të vazhdueshëm për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Haradinaj ka shtuar se Kosova ka më shumë shpresa që me Biden president i SHBA-së të përmbyllë proceset e anëtarësimit në organizatat më të rëndësishme.ka shpresa, duke thënë se “Shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij”

“Si njohës i mirë i problemeve në Ballkan, shpresa jonë është se rruga e Kosovës drejt NATO-së, BE-së dhe OKB-së do të jenë në prioritet të agjendës amerikane dhe do të përmbyllen si tema gjatë mandatit të tij. Besoj se gjatë presidencës së z. Biden do të forcohen edhe më tutje lidhjet strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Zoti e bekoftë Amerikën! Zoti e bekoftë Kosovën!”.

(Kosova Sot Online)