Kandidatja e AAK’së nuk pranon të sulmojë partitë tjera: Të mos krijojmë përçarje, të votohet programi

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 20:33
Kandidatja e AAK’së nuk pranon të sulmojë partitë tjera: Të mos krijojmë përçarje, të votohet programi

Kandidatja e AAK’së për deputete, Diellza Kukaj, ka folur për programin qeverisës të subjektit të saj.

Ajo ka thënë se në këto zgjedhje AAK synon postin e presidentit për kryetarin e AAK’së, Ramush Haradinaj.


Ndërkohë kur është pyetur se pse duhet të votohet subjekti i saj e jo tjerat ajo ka thënë se qytetari është ai që vendosë.

“Ne jemi një gjeneratë e re. Duhet me qenë e re për me pasë ide të reja. Nuk duam të krijojmë përçarje dhe kërkojmë një përfaqësim të ri. Sulmet personale i takojnë të kaluarës”, tha ajo. 

(Kosova Sot Online)