Vëllai i Haki Imerit: Ja si na rrahu gjashtë personave sa ishim të burgosur gruaja e Rexhep Selimit

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 21:52
Vëllai i Haki Imerit: Ja si na rrahu gjashtë personave sa ishim të burgosur gruaja e Rexhep Selimit

Faqja e simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka shpërndarë një video ku flitet në lidhje me gruan e Rexhep Selimit, Shqipe Selimi e cila është kandidate për deputete nga radhët e VV’së.

Imer Imeri, vëllai i Haki Imerit kishte akuzuar  se Shqipe Selimi kishte rrahur atë dhe gjashtë persona të tjerë derisa ishte i burgosur nga UÇK’ja në Sahan të Krumës.

“Na ka rrahur edhe një femër është quajtur Shqipe, na ka rrahur me shkop. Por, nuk ia dija mbiemrin atëherë, më pas ia mësova mbiemrin para dy-tre muajsh. Ajo është shqipe Selimi, shoqja e Rexhep Selimit. Disa njerëz më kanë treguar që Shqipja është e martuar me Rexhepin dhe i ka dy fëmijë. Këtë e kam vërtetuar mirë, 100 për qind. E njoh mirë atë edhe në foto e kam parë”, ka thënë Ymeri.

Videon e ka shpërndarë në Facebook faqja “Lidhja Demokratike” e cila menaxhohet nga simpatizantët e kësaj partie.

(Kosova Sot Online)