Haradinaj-Stublla uron Bidenin: Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme

  • A.P /
  • 20 January 2021 - 22:14
Haradinaj-Stublla uron Bidenin: Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradina-Stublla, përmes një videomesazhi ka uruar Presidentin e ShBA-ve Joe Biden, teksa ka thënë se Aleanca me Amerikën është e përjetshme dhe e pandryshueshme.

“SHBA-të janë pjesë e secilës arritje e moment historik të Kosovës dhe popullit të saj. Presidentët amerikanë kanë qenë historikisht mbështetës të pazëvendësueshëm për Kosovën e miq të mëdhenj të popullit tonë. Duke qenë afër nesh në kohërat më të vështirë, e duke u gëzuar bashkë me ne në ditët tona më të mira.

Në vitin 92′, Presidenti Bush ishte ndër të parët që i doli në mbrojtje popullit tonë të Kosovës, duke ia treguar vijat e kuqe Millosheviqit.

Gjatë administratës së Presidentit Obama, Kosova fitoi pjesën më të madhe të njohjeve.

Viti 2018 ishte vit kur Presidenti Trump i tha PO ushtrisë së Kosovës. Amerika e po ashtu Presidenti i ri Biden janë mishërim i Kosovës së pavarur dhe sovrane”, ka thënë ndër të tjera ajo.

(Kosova Sot Online)