Suedia zgjat afatin e mësimit në distancë

  • G.G /
  • 21 January 2021 - 09:50
Suedia zgjat afatin e mësimit në distancë

Suedia ka vendosur që ta zgjasë afatin e mësimit nga distanca për shkollat e mesme dhe u  ka bërë thirrje punëtorëve të sektorit publik që të punojnë nga shtëpia në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Mund të shohim një rënie të përhapjes së infeksionit në disa rajone, por situata mbetet serioze”, tha kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, gjatë një konference për gazetarë.

Përpos mësimit në distancë, qeveria mori vendim që të zgjatet afati i ndalimit të shitjes së alkoolit pas orës 20, shkruan Reuters.

Suedia mori vëmendje të madhe gjatë fazës së parë të pandemisë pranverën e kaluar, kur vendosi që të mos marrë masa të rrepta kundër pandemisë, siç veproi shumica e vendeve evropiane.

Megjithatë, shteti skandinav ka shifër shumë më të lartë të të vdekurve nga koronavirusi për një milion banor në krahasim me vendet fqinje.

(Kosova Sot Online)