Prishtinë: Grabitje me armë në një barnatore

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 10:24
Prishtinë: Grabitje me armë në një barnatore

Policia e Kosovës ka raportuar për një grabitje me armë në një barnatore në Prishtinë.

Një punëtore e barnatores e ka njoftuar policinë se dy të dyshuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur asaj një sasi të parave.

“Prishtinë 20.01.2021 – 19:10. Ankuesja femër kosovare punëtore në një barnatore, ka raportuar se dy persona me maska dhe nën kërcënimit të armës revole kanë arritur të grabisin nga viktima një sasi të parave. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)