Rrahman Jasharaj e ka lexuar komentin e “Okit”, thotë se ka dëshirë ta pijë një kafe me të

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 11:25
Rrahman Jasharaj e ka lexuar komentin e “Okit”, thotë se ka dëshirë ta pijë një kafe me të

Aktori i njohur Fatmir Spahiu, ka thënë  se kryetarin e SBAShK’ut, Rrahman Jasharin, do ta emëronte si kryenegociatar në procese të mëdha të shtetit, pasi ky i fundit vazhdimisht arrin t’i plotësojë kërkesat. Një të tillë ia plotësoi dje edhe Qeveria Hoti, për t’u paguar punëtorët e arsimit me paga shtesë në dy këste.

Por, si e ka pritur komentin e Okit Rrahman Jasharaj?

Media ka kontaktuar me kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tha se e ka parë komentin e Okit dhe aktorin e don shumë dhe ka dëshirë ta pi një kafe me të.

“Okin e dua shumë si aktor, kënaqësia ime do të ishte që të takohemi me të dhe ta pijmë nga një kafe”, tha Jasharaj të enjten.

Ai tha se e shikon me vëmendje të madhe emisionin e Okit, i cili shfaqet në mbrëmje dhe e respekton shumë si aktor.

“E shikoj me vëmendje të madhe dhe e shikoj emisionin e tij që e ka në mbrëmje. E respektoj shumë këtë njeri edhe nëse e ka thënë në frymën e humorit, unë nuk ndihem keq”, tha tutje Jasharaj.

Tutje, Jasharaj tha se nuk është i për4gatitur për takime të niveleve të larta ashtu siç ka thënë Oki, por mundohet që t’i përfaqësojë sa më mirë anëtarët e SBASHK-ut.

“Nuk jam ai që do ta përfaqëssoja Kosovën politikisht në nivelet ndërkombëtare, por jam ndi mirë. Mundohem mi përfasqësu në mënyrën më të mirë përfaqësuesit e SBASHK-ut”, tha ai.

“E falënderoj shumë Okin dhe uroj të me jepet rasti ta pijmë nga një kafe me të, bisedën ta kthejmë në humor, por pse jo edhe të bisedojmë seriozisht”, përfundoi Jasharaj.

Pasi iu plotësua kërkesa e Jasharit, aktori kosovar, Fatmir Spahiu me anë të një statusi ka thënë me humor se kryetarin e SBASHK-ut duhet ta emërojnë në secilin formacion negociues, për faktin se po ia del t’i realizojë kërkesat.

“Zotriun Rrahman Jashari, Kryetarin e Sbashkut, e kisha emru ne balle te cilit do formacion negocues te Kosoves, arbitrazh, negociata me serbine, etj, sdi sdi. Hallall kryetar! Miremengjes miq. Ta keni shendetin. Zgjedhjet shkojne e vine, esspreso e shkurte mbetet!”, ka shkruar Spahiu.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, priti në takim Jasharin dhe disa përfaqësues të tjerë të SBASHK-ut.

Hoti siguroi që punëtorët e arsimit do të paguhen me paga shtesë në dy këste. 

(Kosova Sot Online)