Mbi 97 milionë të infektuar me koronavirus në botë

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 11:41
Mbi 97 milionë të infektuar me koronavirus në botë

97 milionë e 384 mijë e 877 rase të infektuara me COVID-19 janë raportuar në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, 2 milionë e 85 mijë e 507 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 69 milionë e 946 mijë e 10 persona janë shëruar nga ai.

Amerika prinë me numrin më të madh të rasteve me gjithsej 24 milionë e 998 mijë e 975 raste, pastaj India me 10 milionë e 611 mijë e 719 raste dhe 8 milionë e 639 mijë e 868 raste.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 56 mijë e 732 raste nga 213 mijë e 372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 426 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 mijë e 982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 mijë e 324.

(Kosova Sot Online)