Xhelal Sveçla i vazhdon sulmet ndaj Valdete Dakës, ia tregon “rrethanat e reja”

  • E.K /
  • 21 January 2021 - 15:39
Xhelal Sveçla i vazhdon sulmet ndaj Valdete Dakës, ia tregon “rrethanat e reja”

Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje i ka vazhduar sulmet ndaj Kryetares të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla ka thënë se Daka po mendon se ndodhet në janarin e vitit 2020 dhe se pastaj po ndihet e frikësuar.

“Mirëpo, ajo duhet të update-ohet, ta marrë kalendarin e ri: njëmend është muaji janar, por viti është 2021 e jo 2020. Kosova tash ka presidente të re, znj. Vjosa Osmani, dhe së shpejti kryeministër të ri, z. Albin Kurti. E kuptojmë që znj. Daka nuk do ta votojë listën VETËVENDOSJE!-Vjosa me 14 shkurt, por ajo nuk bën që preferencën e saj personale ta keqpërdorë si kryetare e KQZ-së”, ka shkruar Sveçla.

(Kosova Sot Online)