Daka: Kam marrë kërcënime nga forma të ndryshme

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 21:18
Daka: Kam marrë kërcënime nga forma të ndryshme

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se ka marrë kërcënime të ndryshme nga forma të ndryshme.

Kjo për shkak se Kurtit iu pamundësua që të garojë në zgjedhjet e ardhshme për deputet.

“Kam marrë kërcënime nga forma të ndryshme në Facebook, me emër dhe me mbiemër”, është shprehur Daka.

Tutje, ajo tha se KQZ’ja është organ kolegjial dhe nuk vendos vetë ajo për vendimet e këtij organi.

“Vet fakti që një gjuhë e tillë e urrejtjes gjithandej ndaj meje personalisht, është e çuditshme. KQZ’ja është organ kolegjial. Nuk është Valdete Daka ajo që vendos vetë”, ka thënë Daka.

“Të gjitha këto janë pjesë e agjendave politike ditore”, shtoi Daka.

(Kosova Sot Online)