Qalaj: Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje

  • A.P /
  • 21 January 2021 - 22:21
Qalaj: Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje

Kandidati i PDK’së për deputet, Rashit Qalaj ka thënë se prej fëmijërisë ka pasur afërsi me këtë subjekt.

Qalaj ka thënë se tërë kjo vëmendje ndaj tij po bëhet pasi iu bashkua PDK’së dhe jo një partie tjetër.

“Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje”, ka thënë ai.

 Ai tutje ka shpjeguar pse ka pasur afërsi me ish-kryeministrin Albin Kurti.

“Krejt marrëdhënia ime me të ka pasur të bëjë me dhënien e ndihmës në pandemi”, ka thënë ai.

Tutje Qalaj ka thënë se prej që ka qenë në moshë më të re ka pasur afërsi me PDK’në dhe për këtë arsye e ka parë të arsyeshme që t’i bashkohet këtij subjekti në këtë kohë.


(Kosova Sot Online)