KQZ’ja sot vendos për 47 kandidatët që kanë problem me ligjin

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 08:22
KQZ’ja sot vendos për 47 kandidatët që kanë problem me ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës ku pritet të vendos për certifikimin e partive politike bashkë me listat e kandidatëve.

Kësisoj, KQZ siç ka njoftuar mbrëmë Valdete Daka në një debat, se sot do të vendosë për fatin e kandidimit të  47 personave të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së  i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar. 

(Kosova Sot Online)