54 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 09:14
54 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje të rëndë

54 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës si pasojë e infektimit me virusin Covid-19.

Sipas njoftimit të spitalit 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në oksigjenoterapi janë gjithsej 32 pacientë.

“54 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë ndihmë për trasati në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit kanë kërkuar 216 pacientë.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 5 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. 240 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,347 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione”, thuhet ndër të tjera në njoftium.

(Kosova Sot Online)