Arrestohet pas një jave djali që sulmoi babanë në Mitrovicë

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 09:55
Arrestohet pas një jave djali që sulmoi babanë në Mitrovicë

Me datë 12 të këtij muaji një person e ka sulmuar fizikisht babanë e tij. I njëjti ishte në arrati deri dje kur edhe u arrestua nga Policia e Kosovës.

Sipas policisë i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Mitrovicë 12.01.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ditë më parë e kishte sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është bërë e ditur në njoftim. 

(Kosova Sot Online)