Qëndrimi i Bernie Sanders në inaugurimin e Joe Bidenit, bëhet viral në rrjetet sociale

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 10:58
Qëndrimi i Bernie Sanders në inaugurimin e Joe Bidenit, bëhet viral në rrjetet sociale

Montazhet më të mira me foton e Sanders që janë postuar në rrjetet sociale.

Qëndrimi si i paketuar i senatorit amerikan, Bernie Sanders gjatë përurimit të presidentit, Joe Biden është bërë viral në internet.

Sanders ishte ulur i strukur nga të ftohtit në një xhaketë ngjyrë kafe dhe dorashka të mëdha prej leshi në Capitol Hill.

Disa përdorues të Twitter vlerësuan faktin që Sanders, një 79-vjeçar progresiv nga Vermonti, i cili kandidoi për president dy herë, dukej si “njeriu i zakonshëm” edhe në këtë ngjarje historike.

Imazhi i Sanders nga inaugurimi, i shkrepur nga fotografi i AFP Brendan Smialowski, që atëherë është shfaqur në një gamë të pafund memesh në mediat sociale.

Më poshtë po ju sjellim disa prej tyre që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)