Këmisha unike e ministrit rumun tërheq vëmendjen derisa po merrte vaksinën anti-Covid

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 11:57
Këmisha unike e ministrit rumun tërheq vëmendjen derisa po merrte vaksinën anti-Covid

Ministri rumun i Arsimit, Sorin Cimpeanu, ka fituar vëmendjen e opinionit gjatë vaksinimit pasi që mbante të veshur një këmishë të veçantë.

Ai kishte shkuar për t’u vaksinuar kundër coronavirusit në spitalin ushtarak në Bukuresht, e kur është dashur ta zhvesh apo ta përvjel mëngën, ai tregoi një “vrimë” të veçantë nga ku do t’i jepej vaksina.

Për të mos u lodhur me përvjeljen e mëngës para kamerave, ai është ndjerë krenar për “dizajnin unik” të këmishës – hapi një “vrimë” me qëllim që infermierja ta ketë më të lehtë për ta vaksinuar.

E këto pamje janë bërë virale në internet, duke hamendësuar se si është e mundur që ai kishte një këmishë “të veçantë” enkas për vaksinim.

(Kosova Sot Online)