Lufta kundër COVID, kështu falënderon Anglia shqiptarët që i ndihmojnë e që janë në vijën e frontit

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 11:30
Lufta kundër COVID, kështu falënderon Anglia shqiptarët që i ndihmojnë e që janë në vijën e frontit

Në një mbishkrim në një tren në Angli, në mesin e shumë gjuhëve, gjendet edhe fjala në gjuhën shqipe, “faleminderit”.

Falënderimet në gjuhë të ndryshme i kushtohen punëtorëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër pandemisë.

Fotografitë e trenit me mbishkrimin në gjuhën shqipe u publikuan në Facebook nga qytetari britanik, Alex Anderson. Në profilin e tij thuhet se ai jeton në Prishtinë, me gjasë i angazhuar në ndonjë mision të huaj në vendin tonë.

Sipas tij, ky tren është fotografuar në stacionin “St. Austell” në Cornëall, që shtrihet në pjesën jugperëndimore të Anglisë.

Ndryshe, Britania e Madhe është një ndër shtetet më të prekura nga pandemia në Evropë. Deri tani, në këtë vend janë regjistruar mbi 94.000 të vdekur e 3.5 milionë të infektuar.

(Kosova Sot Online)