Reagon edhe ambasada e Francës në Kosovë: KQZ’ja të lejohet ta bëjë punën pa ndërhyrje

  • E.K /
  • 22 January 2021 - 12:37
Reagon edhe ambasada e Francës në Kosovë: KQZ’ja të lejohet ta bëjë punën pa ndërhyrje

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pasi disa kandidatë për deputetët nuk do të mund të jenë në listën për deputetë të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Ambasada franceze ka deklaruar se presin që procedurat e certifikimit përcaktohen me ligj dhe institucionet e pavarura si KQZ’ja duhet të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje.

“Ne presim që institucionet e Kosovës të sigurojnë organizimin e zgjedhjeve të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, të zhvilluara në përputhje me standardet ndërkombëtare. Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë mundësi ankese. Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, thuhet në reagimin e ambasadës së Francës.

https://www.facebook.com/FranceauKosovo/posts/3707096216000831

(Kosova Sot Online)