
Lexoni edhe:
Ndryshon kategorizimi i komunave sipas zonave
Një grup i njohur i avokatëve të enjten kërkoi nga organet e drejtësisë në Nju Jork që t’i pezullohet licenca ish-avokatit të ish-presidentit Trump, Rudy Giuliani, për pretendimet e tij të rreme rreth padive pas zgjedhjeve dhe për nxitjen e përkrahësve të Trumpit që të përfshihen “në gjykim duke luftuar” pak kohë para se ata të futeshin me dhunë në ndërtesën e Capitol-it.
Në letrën e organizatës “Avokatët në Mbrojtje të Demokracisë Amerikane” bëhet thirrje për pezullimin e menjëhershëm të licencës së Giulianit për t’i pritur hetimet kundër figurës që dikur ka shërbyer si prokuror federal dhe kryetar i Nju Jorkut para se Trumpi ta emëronte atë si avokat personal.
Ndryshon kategorizimi i komunave sipas zonaveLexoni edhe:
“Kjo ankesë ka të bëjë me ligjin, jo politikën”, thuhet në letrën dërguar një divizioni të Gjykatës Supreme të shtetit të Nju Jorkut. Letra u nënshkrua nga më shumë se 40 avokatë, shkruan Reuters.
Avokatët tjerë, që nuk janë pjesë e këtij grupi, përfshirë një avokat që i mbron kolegët nga ankesat etike, tha se letra mund të ketë pasoja serioze për Giulianin.
Ndryshe, Giuliani e ka udhëhequr ekipin ligjor të Trumpit që u përpoq ta zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve, por dështoi të ofronte ndonjë dëshmi të mashtrimeve. Ky ekip humbi dhjetëra raste në gjykata në Gjykatën Supreme dhe në gjykata tjera më të ulëta. Në fund, Kongresi e miratoi fitoren e Bidenit në zgjedhje, duke i hapur rrugë inaugurimit më 20 janar.
Giuliani së paku dy herë e kishte marrë vëmendjen e medieve, por për çështje që nuk lidheshin hiç me detyrën e tij. Në rastin e parë, ai ishte fotografuar me ngjyrën e flokëve që i rridhte nëpër faqe pas djersitjes, ndërsa në rastin e dytë, dukej se Giuliani kishte lëshuar gazra gjatë një seance.
(Kosova Sot Online)