Përfaqësuesi i LDK’së në KQZ lëshon mbledhjen

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 16:04
Përfaqësuesi i LDK’së në KQZ lëshon mbledhjen

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhje ku pritet të merret vendimi për 47 kandidatët që kanë probleme me ligjin.

Derisa kryesuesja e komisionit, Valdete Daka kërkoi 1-2 orë pushim për shqyrtimin e dokumentacionit rreth rekomandimit që ia bëri Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC), përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti ka lëshuar sallën.

Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC) i kanë dërguar një rekomandim KQZ’së për të certifikuar listat e partive politike ashtu siç janë. Yll Buleshkaj ka thënë se qasja e zyrës që drejton është gjithpërfshirja para largimit.

Anëtarët e tjerë kërkojnë shqyrtimin e dokumentacionit dhe pastaj të merret vendimi, ndërsa përfaqësuesit e VV-së kërkojnë që vendimi të merret tani. 

(Kosova Sot Online)