Përplasen dy vetura në vendin e quajtur 'Kthesa e Vdekjes'

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 16:16
Përplasen dy vetura në vendin e quajtur 'Kthesa e Vdekjes'

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Përplasja ka qenë e fortë dhe makinat janë bërë copash, mes tyre një mjeke…!

Aksidenti ka ndodhur në vendin në vendin e quajtur ndryshe si “kthesa e vdekjes”, ku një automjet tip ‘Toyota’ është përplasur me një Benz me targa AA030SV.

Mes të plagosurve rezulton një vajzë në gjendje të rëndë me profesion mjeke. Vajza ka qenë e bllokuar në mjet dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e saj.

Lagështira në rrugë, shpejtësia e lartë dhe parakalimi i gabuar janë bërë shkak i aksidentit të rëndë .Ndërkohë që grupit hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


(Kosova Sot Online)