LDK kërkon që KQZ të zbatojë vendimet Gjykatës Kushtetuese pa asnjë përjashtim

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 18:51
LDK kërkon që KQZ të zbatojë vendimet Gjykatës Kushtetuese pa asnjë përjashtim

LDK përmes një konference për media ka kërkuar nga KQZ që të zbatohen të gjitha vendimet e institucioneve të drejtësisë për certifikimin e kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhje.

Lidhja Demokratike ka bërë kritika ndaj  Zyrës për Certifikimin dhe Regjistrimin e Partive Politike, pasi sipas tyre ata nuk po zbatojnë vendimin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës.

“Vendimet e institucioneve të drejtësisë duhet të zbatohen në tërësi dhe pa asnjë përjashtim”, deklaroi Ardita Dushi nga LDK në një konferencë për media.

LDK thotë se asnjë parti politike dhe asnjë kandidatë nuk është mbi ligjin.

“Ky parim duhet të vlejë për të gjitha subjektet politike”.

Ky subjekt politike tutje thotë se janë “të papranueshme sulmet ndaj kryetares së KQZ-së, Valdete Daka”.

Kjo parti ka kërkuar edhe reagimin e ambasadave të huaja dhe vëzhguesve ndërkombëtarë që “të dënojnë përpjekjet e partive politike për kapjen e institucioneve të pavarura”.


(Kosova Sot Online)