Shteti që po mendon të paguajë 560 euro çdo person që konfirmohet me Covid-19, me një kusht

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 19:44
Shteti që po mendon të paguajë 560 euro çdo person që konfirmohet me Covid-19, me një kusht

Çdo njeri që rezulton pozitiv për koronavirus mund të paguhet 560 euro nga qeveria britanike për t’u vetë-izoluar. Ky është një prej planeve që mund të merret parasysh nga ministrat në Britaninë e Madhe.

Skema, e cila do të kushtonte deri në 450 milionë funte në javë, synon të inkurajojë më shumë njerëz për t’u testuar dhe për t’i bindur ata që janë pozitivë për të qëndruar në shtëpi, pavarësisht nga gjendja e tyre financiare.

Propozimi u publikua nga The Guardian, që sipas sondazheve të kryera sugjeron se shumë punonjës të vetë-punësuar kanë frikë se do të humbasin financiarisht nëse vetë-izolohen. Sondazhet gjithashtu tregojnë se vetëm 17 për qind e njerëzve me simptoma po paraqiten për testim.

Sekretari i mjedisit George Eustice tha se qeveria po konsideronte të gjitha llojet e politikave në përpjekje për të provuar dhe ndihmuar individët t’u përmbahen rregullave të vetë-izolimit të qeverisë.

(Kosova Sot Online)