Lexoni edhe:
Johnson: Varianti i ri i Covid-19 mund të jetë më vdekjeprurës
Një gjyshe 81-vjeçare britanike, Iris Jones është e martuar me një djalë që është sa gjysma e moshës së saj, egjiptianin Mohamed Ahmed Ibriham, 36-vjeç.
Djali i saj 53 vjeç Stephen Jones është shprehur se romanca e tyre është një kërcënim për familjen ndërsa djali tjetër i saj, Darren ndërpreu komunikimin me të ëmën.
Iris shprehet se partneri i saj nuk është pas parave të saj sepse në fund të fundit, ajo nuk ka asnjë pasuri përveç pensionit që merr.
Johnson: Varianti i ri i Covid-19 mund të jetë më vdekjeprurësLexoni edhe:
Së fundmi ajo ka shpërndarë një postim prekës në Facebook duke shprehur dashurinë e madhe që ka për egjiptianin.
Çifti prej një kohësh jetojnë të ndarë pasi Mohamed është kthyer në vendlindjen e tij për shkak të pandemisë. Ai e ka të pamundur të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të masave që janë marrë për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.
Gjyshja 81-vjeçare ka ndarë në Facebook një zemër të bërë me petale trëndafili dhe në mbishkrimin e saj shkruan: Për burrin tim. Gjithashtu në një koment poshtë fotos ka shkruar “ti je gjithmonë në zemrën time”.
(Kosova Sot Online)