Lulzim Basha: Ibrahim Rugova vazhdon të jetë shembull i Evropës moderne

  • E.K /
  • 23 January 2021 - 10:01
Lulzim Basha: Ibrahim Rugova vazhdon të jetë shembull i Evropës moderne

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova i cili vdiq 15 vite më parë.

Basha shkruan se Rugova vazhdon të mbetët shembulli i evropianizimit dhe Evropës moderne.

Ai ka theksuar se projekti i qartë i Rugovës për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe anëtare e Bashkimit Evropian duhet të vijojë të mbetet yll polar në politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës.

“Ibrahim Rugova, shqiptari që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore në Europën moderne vijon të mbetet një shembull i europianizmit dhe i Europës moderne. Projekti i tij i qartë për Kosovën e lirë dhe të pavarur në miqësi me Shtetet e Bashkuara dhe anëtare e Bashkimi Europian duhet të vijojë të mbetet yll polar për politikën e sotme dhe të ardhmen e Kosovës. Si një shenjë maturimi dhe përmbushje asaj për të cilën lideri historik i Kosovës punoi dhe u përpoq çdo ditë”, ka shkruar Basha.

(Kosova Sot Online)