Tri vajza janë zhdukur në Kosovë

  • E.K /
  • 23 January 2021 - 11:06
Tri vajza janë zhdukur në Kosovë

Tri vajza janë zhdukur në Kosovë në 4 ditë e fundit.

Kështu thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku familjarët e tyre i kanë raportuar në Polici.

“Veternik, Prishtinë 19.01.2021, 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk  dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr.Arta,Prizren 22.01.2021-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk  dihet për vendndodhjen e saj”, , thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Rr. Sadik Stavilevci , Gjakovë 21.01.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”

(Kosova Sot Online)