Demokracia në Veprim me 600 vëzhgues në zgjedhjet e 14 shkurtit

  • E.K /
  • 23 January 2021 - 11:37
Demokracia në Veprim me 600 vëzhgues në zgjedhjet e 14 shkurtit

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, ka bërë të ditur se për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 14 shkurt do të ketë të angazhuar 600 vëzhgues.

Nga kjo OJQ do të mbulohet 1/4 e vendvotimeve në nivel vendi.

Në konferencën për medie, në të cilën është shpalosur plani i DnV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, Ismet Kryeziu përfaqësues i DnV-së, u ka barë thirrje partive politike që të respektojnë masat anti-Covid.

Ai ka kërkuar po ashtu që partitë politike të mos mbajnë takimet në shkolla, pasi sipas tij kjo gjë rrezikon infektimin e nxënësve nga Covid-19.

Kryeziu, ka kritikuar  presionin e partive politike ndaj KQZ-së dhe kryetares së saj, Valdete Daka.

(Kosova Sot Online)