Vërshime në këtë vend, parashikohen edhe më shumë reshje

  • E.K /
  • 23 January 2021 - 13:11
Vërshime në këtë vend, parashikohen edhe më shumë reshje

Zonat e prekura nga vërshimet në Britaninë e Madhe mund të përballen me vërshime të reja javën e ardhshme, sepse meteorologët kanë parashikuar përsëri reshje.

Qindra banorë në pjesën veriperëndimore të Anglisë dhe në veri të Uellsit janë evakuuar nga shtëpitë e tyre gjatë tri ditëve të kaluara për shkak të frikës nga stuhia Christoph, shkruan Independent.

Shumë prona, kryesisht në Cheshire dhe Neath Port Talbot, kanë mbetur nën ujë. Banorët e një fshati të prekur nga vërshimet treguan si uji ka hyrë në shtëpitë e tyre pasi lumi Bollin doli nga shtrati.

Agjencia e Mjedisit ka paralajmëruar për nivel jashtëzakonisht të lartë të ujit në lumenj dhe ka thënë se reshjet e reja që janë parashikuar për javën e ardhshme mund të shkaktojë dalje të lumenjve nga shtretërit e tyre.

Sekretari i Mjedisit, George Eustice, tha se autoritetet janë duke vëzhguar për së afërmi në këtë situatë. “Gjëja që na shqetëson më së shumti është që javën e ardhshme presim më shumë reshje që bien në togë të lagur. Prandaj, është e mundshme që të kemi sfida shtesë brenda një jave”, tha ai.

(Kosova Sot Online)